Detajet e ditëlindjes së pazakontë të Meghan Markle

0

Meghan Markle dhe princ Harry që kur u zhvendosën në SHBA-ës disa muaj më parë, pjesën më të madhe të kohës e kanë kaluar të izoluar në vilën e tyre në Los Angeles.

Pas gjithë kësaj kohe izolimi, duket se Meghan është gati të lërë shtëpinë për të festuar ditëlindjen e saj,  me gjithë masat që kërkon pandemia. Sipas Daily Mail, Meghan ka shprehur dëshirën për të shkuar në Montecito, Santa Barbara,California, për të festuar ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë, të cilët para festës do bëjnë të gjithë tamponin për të parë nëse janë ose jo të prekur nga Covid-19.”Çfarëdo lloj gjëje që të vendosë për ditëlindje, Meghan do ta bëjë shumë private. S’ka ndërmend të bëjë festa të shkujdesura apo të papërgjegjshme.”- janë shprehur burime pranë çiftit. Meghan dhe Harry janë parë shumë rrallë të dalin jashtë shtëpisë, por dhe në ato raste, të pajisur me maska, i janë gjendur pranë njerëzve në nevojë duke ju siguruar ushqim.

Artikulli i mëparshëmGuardiola ‘infiltron’ një algjerian për ti marrë Bennacer Milanit
Artikulli i radhësAloe Vera, 8 përdorimet e saj