Evidentohet një rast i ri me COVID-19 në Sarandë. Një 25-vjeçare nga fshati Mursi ka rezultuar pozitive.
Ajo mësohet se ka ardhur nga Tirana në fshat dhe dyshohet se është infektuar në kryeqytet. Ndërkohë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit tek kontaktet e të resë.