ANALIZA: Pse konsullata kineze në San Francisco përfundoi në shënjestrën e FBI-së

0

Nga Houston në Chengdu, duke kaluar nëpër San Francisco.

Lufta e re e konsullatave e shpërthyer midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk njeh kufij dhe tani rrezikon që të përfshijë ëdo seli diplomatike të dy superfuqive globale. Tani vëmendja e autoriteteve amerikane është e spostuar mbi konsullatën kineze në San Francisco, e ndodhur në adresën 1450 të Laguna Street. Këtu, sipas hetuesve amerikanë, duhet të jetë fshehur një kërjuese kineze e akuzuar se posedon një vizë false dhe se fsheh lidhjet e saj me Ushtrinë Popullore Çlirimtare të Kinës.

Ndërsa të martën e kaluar Departamenti i Shtetit nxirrte urdhërin e mbylljes së konsullatës kineze në Houston të Texas, motivuar nga nevoja për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe të dhënat e qytetarëve, në San Francisco po hapej një burim i ri tensionesh. Në California, shtet që mund të arrijë një PBB prej 2700 miliard dollarësh, ka nisur gjuetia ndaj spiunëve kinezë.

Departamenti i Drejtësisë ka inkriminuar 4 persona me shtetësi kinete, të akuzuar se kishin fshehur lidhjet e tyre me Pekinin. 3 janë arrestuar. E katërta ka emrin Tang Juan dhe është kërkuesja kineze që duket se ka gjetur stregim pranë konsullatës kineze në San Francisco. Çështja futet në një kuadër shumë më kompleks.

Faktikisht, në Shtetet e Bashkuara ka nisur një gjueti në kuptimin e vërtetë të fjalës ndaj spiunëve kinezë. Shenjat e para e klimës së re prej Lufte të Ftohtë janë shfaqur me të gjithë forcën e tyre në qershor. Ai që e ka pësuar ka qenë Doktor Xin Wang, studiues sëmundjesh kardiovaskulare i arrestuar në aeroportin e Los Angeles pak përpara se të largohej nga vendi.

Sipas akuzës, zoti Wang duket se ka kopjuar sekrete shkencore, ndoshta të lidhura me një vaksinë kundër koronavirusit. Jo vetëm kaq: personi duhet të përgjigjet për mashtrim me vizat. Në fakt, më 2018 kishte shkruar në kërkesën për vizë se qëllimi i vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ishte kryerja e kërkimeve shkencore për t’u zhvilluar pranë University of California San Francisco (UCSF). Më pas FBI-ja ka zbuluar se Wang ishte pjesë e ushtrisë kineze.

Subjektet e tjera e arrestuar nga agjentët amerikanë janë Chen Song dhe Kaika Zhao. I arrestuar për mashtrim me vizën, Song punonte në Stanford University nga viti 2018, ku kryente kërkime neurologjike; kurse në llogari të Zhao nuk janë dhënë lajme të kësaj natyre, përveçse mos ka fshehur faktin që është ushtarak.

Doktore Tang Juan, eksperte në fushën e tumorëve, kishte arritur në aeroportin e San Francisco më 27 dhjetor të 2019. Kishte gjetur menjëherë punë si kërkuese pranë të famshmit University of California dhe, për pasojë, një

vizë pune. Autoritetet kanë dyshuar se ishte një spiune në shërbim të Pekinit, edhe pse në kërkesën e hyrjes në Shtetet e Bashkuara gruaja kishte shkruar qartë se nuk kishte raporte me ushtrinë kineze.

Më 20 qershor, disa agjentë amerikanë e kanë marrë në pyetje biologen, duke i marrë pashaportën dhe bërë pyetje lidhur me të kaluarën e saj. Zonjusha Tang ka konfirmuar se është kërkuese, por 007 amerikane i kanë treguar një foto të veçantë. Në të Tang shfaqej e veshur me uniformën e forcave të atmatosura kineze. Gruaja ka shpjeguar se foto qe bërë kur ajo ishte thjesht studente e Universitetit Mjekësor Ushtarak: asgjë më shumë. Pas një jave nga kjo bisedë, Prokuroria amerikane i ka ngritur akuzë. Nga ai moment, askush nuk ka arritur më ta gjejë. FBI-ja thekson se Tang ka gjetur strehim në konsullatën kineze në San Francisco.

Përveç konsullatës në Houston dhe asaj në San Francisco, Kina ka seli diplomatike në New York, Chicago dhe Los Angeles. “Baza operative” kineze e California është jashtëzakonisht e rëndësishme nga pikëpamja e ndodhjes së saj, dy hapa larg nga Silicon Valley, parajsa e çdo risie teknologjike dhe e kompanive më të rëndësishme të sektorit. Falë konsullatës operative në “Frisco”, diplomatët kinezë janë faktikisht në gjendje që të menaxhojnë aktivitetet në këtë zonë shumë të pasur për llogari të qeverisë së tyre.

Departamenti i Drejtësisë mendon se është në zhvillim një fushatë e sponsorizuar nga qeveria kineze për të vjedhur informacione lidhur me kërkimin dhe zhvillimin në universitetet amerikane. Përsa u përket akademive dhe universiteteve, San Francisco dhe, më në përgjithësi, e gjithë California ka qendra të tilla të dorës së parë. Qershia mbi torë, për të nënvizuar thellësinë e rrënjëve kineze në këtë shtet, në San Francisco ndodhet edhe Chinatown më i madh jashtë Azisë, si edhe më e vjetra e Shteteve të Bashkuara. Në rast se Uashingtoni do të vendoste ta mbyllte edhe konsullatën kineze në San Francisco, atëhere Kina do të humbiste një tjetër seli shumë të rëndësishme.

Artikulli i mëparshëmPërdori këta dy përbërës për kurën ndaj kancerit! Ja pse kompanitë farmaceutike iu vunë kundra
Artikulli i radhësFillon zbatimi i super-projektit bërthamor në Francë / Përpjekja më komplekse inxhinierike në histori