Kosova nuk do të kërkojë teste për Covid 19 për qytetarët shqiptarë

0

‘Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.’ – shprehet ministri i shëndetësisë së Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për masat ndaj koronavirusit, pas takimit me ambasadorin Minxhozi.

Në Facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.
Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti

Artikulli i mëparshëmCovid 19/ Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në tetor
Artikulli i radhësBE përgatit ultimatumin në Bruksel? Mediat serbe raportojnë se delegacionit të Beogradit do t’i jepet drafti i statusit të Kosovës