PSG i prish punë Liverpulit, gati oferta për mesfushorin e Bajern Mynihut

0
tiago

Tiago Alkantara flitet prej kohësh se do të largohet nga Bajern Mynihu. Mesfushori nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë pasi kërkon një aventurë tjetër.

Për spanjollin interes të madh ka shprehur Liverpuli, me trajnerin Klop që e shikon si një afrim cilësor në mesfushë. Por në skenë së fundmi për Tiagon ka dalë edhe PSG. Sipas “Le10Sport” kampionët e Francës po përgatisin një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e Bajern Mynihut.

Kjo shumë është pikërisht edhe çmimi që bavarezët i kanë vendosur Tiagos.

Artikulli i mëparshëmLuanin bashkë tek Real Madridi, Ronaldo kërkon ribashkimin me lojtarin tek Juventusi
Artikulli i radhësSi u vendosën në komision me 1 minutë kohë debat, ndryshimet kushtetuese