Kur bëhet fjalë për emojit, pallati mbretëror është tejet i rezervuar në përdorimin e tyre në lajmërimet e ndryshme në rrjetet sociale.
Emojit që kanë përdorur më shumë në postimet e tyre janë fluturat, zemra e kuqe apo lule në ngjyrë rozë, ndërsa në urimet e ditëlindjeve emoji që ka kryesuar ka qenë tollumbacja në ngjyrë rozë.
Megjithatë postimet nga faqja zyrtare e pallatit mbretëror kanë qenë gjithmonë tejet të kujdesshme në përdorimin e figurave të ndryshme.
Së fundmi reporterët e pallatit mbretëror, Omid Scobie dhe Carolyn Durand kanë zbuluar se emoji i preferuar i Princ Harry-t është ai i fantazmës me dorën lart.
Ata kanë shtuar se Harry shkruan shumë shkurt, por përdor pafund emoji të ndryshme.
Siç duket edhe mbretërorët kanë preferencat e tyre sa të çuditshme dhe të vërteta, që ndjekësit e kanë të vështirë t’i besojnë.