Që sherret në showbiz marrin shumë vëmendje kjo dihet, por kur ndodh mes miqsh, atëherë bëhet e bujshme.
Ka patur shumë raste kur sherret mes miqve kanë ndodhur edhe në showbizin shqiptar dhe “Xing.al” vendosi të rikujtojë disa prej tyre.
Samanta dhe Ronela: Dy këngëtaret dikur ishin mikesha të ngushta, shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe madje kanë bashkëpunuar së bashku për një projekt. Megjithatë diçka ndodhi mes tyre dhe Samanta dhe Ronela nuk flasin më me njëra-tjetrën. Pas shumë kohësh qetësi, vitin e kaluar mes tyre nisi një sherr publik. Shkak u bë deklarata e Zerkës i cili në “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën. Kjo e fundit ia ktheu duke përmendur edhe Ronelën. “Pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, shkruante Samanta.
Por edhe Ronela nuk qëndroi pa reaguar dhe në të njëjtin emision tha se është lodhur duke ia përmendur gjithmonë Samantën. “Ma keni bërë Samantën si dashnore”, tha Ronela.
Enca dhe Noizy kanë qenë gjithashtu një dyshe shumë e suksesshme në muzikë që bënë namin me këngën “Bow down”, por edhe miq të mirë. Derisa në vitin 2017 të dy u përfshinë në një sherr publik që bëri bujë. Noizy asokohe shprehej i zhgënjyer që Enca e kishte quajtur marrëveshjen me “Universal Music” kurorëzim të arritjeve të saj dhe sipas tij ishte ai që e bëri të famshme duke e futur në grupin OTR.
Enca iu kundërpërgjigj duke thënë se ka arritur këtu ku është me meritat e saj. As sot e kësaj dite, dyshja nuk flasin me njëri-tjetrin. Pavarësisht kësaj ne kërcejmë e të argëtohemi me këngën e tyre “Bow down”.
Nora dhe Tuna kanë patur miqësi prej vitesh. Mjafton të kërkosh emrat e tyre në Google dhe do gjesh dhjetëra foto të vjetra të tyre bashkë. Por edhe mes dy këngëtareve ndodhi një sherr për të cilin ato nuk folën kurrë.
Fati e deshi dhe vite më vonë u bënë kunata. Edhe gjatë kësaj kohe nuk u pa ndonjë pajtim mes tyre. Mirëpo gjithçka ndryshoi pas ndarjes së Norës nga Roberti. Vetëm pak ditë pas ndarjes së tyre, Nora dhe Tuna u fotografuan bashkë në një lokal, ç’ka tregoi se ato ishin pajtuar, bën të ditur xing.al.
Së fundmi një tjetër miqësi mori fund në showbiz dhe bëhet fjalë për Alketa Vejsiun dhe Arilena Arën. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën që prej “X Factor”, por një deklaratë e Alketës duket se i dha fund kësaj miqësie. Pas “Festivalit të Këngës”, Alketa bëri një postim ku i kërkonte falje Elvanës që nuk i dha dot zë zërit të publikut ndërkohë që kupën e fitores e mori Arilena. Pas këtij veprimi, Arilena e hoqi menjëherë Alketën nga Instagrami duke treguar se marrëdhënia e tyre nuk do të jetë më njësoj.
Renato Mekolli dhe Ori Nebijaj dikur ishin miq shumë të mirë, por për shkak të konflikteve lidhur me punën dhe biznesin, shefi i kuzhinës dhe moderatorja për disa kohë nuk i folën njëri-tjetrit. Kjo bëri që të ishin në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë dhe vetë ata e pranuan se mes tyre gjërat nuk ishin si më parë. Megjithatë pas shumë kohësh, Ori e ftoi Renaton në emisionin “Wake up” duke treguar se mes tyre nuk ka më hatërmbetje.
Dhe meqë jemi tek miqësitë mes vajzave bukuroshe të showbizit, kujtojmë edhe miqësinë e Rezarta Shkurtës me Zaiminën. Dikur ishin mikesha të ngushta dhe i shihnim shpesh bashkë, por dy vite më parë marrëdhënia e tyre u ftoh. Shkak i thashethemeve që ato nuk flasin më me njëra-tjetrën, u bë edhe fakti që Rezarta nuk u pa në festën e lindjes së Khloes, vajzës së Zaiminës.
Dy mikeshat nuk u panë as në festa të tjera të njëra-tjetrës. Megjithatë sot Rezarta dhe Zaimina duket se i kanë rregulluar marrëdhëniet ndonëse sërish nuk shihen më shpesh bashkë.