Ndodhet në arrest shtëpie por në një hotel në Asuncion që nga 7 prilli i kaluar për pasaporta të rreme.
Sipas shtypit paraguain ish asi i Barcelonës dhe Milanit organizon festa me modele në hotelin Palmarago ku ai po qëndron së bashku me vëllian e tij.
Kanë qënë disa dëshmitarë që kanë konfirmuar këto festa të çmendura të tij.
‘Ka ditë kur arrijnë të paktën dy vajza- është shprehur një dëshmitar- ata pijnë deri në orët e vona dhe mendoj se janë modele sepse janë të veshura mirë. Ata vijnë në hotel me makina luksoze. Kërcejnë dhe bëjnë karaoke deri në orët e para të mëngjesit’.
Ndërsa një dëshmitar tjetër është shprehur se vajzat janë të rekrutuara nga biznesmenë.
Sipas burimeve anonime Ronaldinho dhe vëllai i tij gëzojnë ndihmë nga jashtë.
’Ata që thërrasin vajzat nuk janë dy vëllezërit, por sipërmarrës. Këta sipërmarrës kontaktojnë me përfaqësuesit e modeleve, paguajnë dhe largohen. As Ronaldinho dhe as vëllai i tij nuk paguajnë për asgjë. Ajo që ne gjithashtu dimë është se Ronaldinho me të vërtetë i pëlqen gratë me forma të mbushura’ është shprehur burimi.