“U ktheva në dhomë dhe gjeta dritaren hapur”: Dëshmia e infermieres së Sanatoriumit, ku u vetëvra i riu

0

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa  pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku 29 vjeçari Leonard Koça u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi.

Burime pranë policisë i thanë gazetares Xhensila Kodra, se infermjerja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Sipas spitalit, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Artikulli i mëparshëmNë rast lufte, këta janë ishujt e parë grekë që do të pushtohen”: Harta turke shkakton alarm në Greqi
Artikulli i radhësKaosi në doganën e Kakavijës, familjarët jashtë makinave për të pritur radhën