Kaosi në doganën e Kakavijës, familjarët jashtë makinave për të pritur radhën

0
Rradhe e gjate makinash disa km ne Kakavije | Droni.al

Këtë të enjte shqiptarët të cilit ishin kthyer në atdhe për të kaluar pushimet janë përballur me radhë të gjata të kalimit në pikën kufitare të Kakavijës, shkak për këtë është bërë kontrolli nga pala greke për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Nga pamjet e siguruara nga Abc News shikohen se qytetarë të shumtë shqiptarë sëbashku me familjet e tyre presin në radhë për të kaluar kufirin, për tu nisur drejt vendit të tyre të punës në shtetin fqinj Greqi.

Për shkak të temperaturave të larta shihet se qytetarët kanë dalë jashtë makinave të tyre dhe qëndrojnë poshtë pemëve duke pritur në radhë për kalimin e kufirit.

Ndërkohë shqiptarët theksojnë se nuk kanë pasur informacion se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë, po ashtu ata janë shprehur nuk ishin të informuar se duhet të kenë bërë tamponin para 72 orësh për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë.

Artikulli i mëparshëm“U ktheva në dhomë dhe gjeta dritaren hapur”: Dëshmia e infermieres së Sanatoriumit, ku u vetëvra i riu
Artikulli i radhësIzraeli rreshtohet krah Greqisë në përplasjen me Turqinë në rajon