Marrëveshja: Polonia, kështjellë ushtarake amerikane në Europë

0

Polonia është në rrugën e saj për t’u bërë një komponent kryesor i pranisë ushtarake amerikane në Evropë, pasi nënshkroi një marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara të shtunën, sipas së cilës një 1000 ushtarë shtesë amerikanë do të vendosen në atë vend evropian, raporton DPA.

“Kjo do të forcojë garancitë që ushtarët tanë do të qëndrojnë krah për krah në rast të ndonjë rreziku, pavarësisht nëse ai është i drejtuar drejt Polonisë ose Shteteve të Bashkuara,” tha presidenti polak Andrzej Duda pas ceremonisë.

Sipas marrëveshjes, së bashku me një 1000 ushtarë shtesë, një pjesë e selisë së komandës ushtarake jashtë shtetit do të vendoset në Poloni.

Sipas një marrëveshje të arritur muajin e kaluar, numri i trupave amerikane në Poloni do të rritet në të paktën 5,500, gjë që do t’i kushtojë Polonisë rreth 134.79 milion dollarë më shumë çdo vit.

Temat e shumta të bisedës

Marrëveshja përfshin gjithashtu çështjen e përmirësimit të ekspertizës së forcave polake në fushën e zbulimit dhe degës së komandës, dhe ekziston mundësia që, në rast të një kërcënimi në rritje, një numër më i madh i forcave ushtarake amerikane të arrijnë në atë vend.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi që ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha që vendi ishte në gjendje të rrisë numrin e trupave amerikane në 20,000 shumë shpejt nëse ishte e nevojshme.

Marrëveshja e re e mbrojtjes u diskutua të shtunën në Varshavë nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki. Ata diskutuan, ndër të tjera, pandeminë COVID-19, rrjetin 5G dhe një marrëveshje të re bashkëpunimi dypalësh lidhur me zhvillimin e programit të energjisë bërthamore civile të Polonisë, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Vizita e Pompeos në Varshavë pasoi vizitat në Republikën Çeke, Austri dhe Slloveni, si pjesë e një turneu rajonal të përqëndruar në sigurinë kibernetike dhe energjetike.

Artikulli i mëparshëmTë shëruarit nga COVID, të mbrojtur deri në tre muaj
Artikulli i radhësRusia nis prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit