Koronavirusi i merr jetën një tjetër zyrtari shqiptar. Mësohet se ka ndërruar jetë specialisti i Drejtorisë Arsimore në Tiranë, 40-vjeçari Alfred Koçi.
Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur kolegët e tij të Zyrës Arsimore të Tiranës, të cilët theksojnë mes dhimbjes se koronavirusi nuk ka kursyer as nënën Koçit.
“Cfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejen me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U perpoqa te jap zemer, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshen 40- vjecare. Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua per muziken do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh perjetesisht”, shkruan kolegu i tij, Selman Hodaj.
“Një mik , shok koleg i mirë na la! Ishe i qeshur , fjale embel dhe i papertuar ! Te prisnim te gjithe te kthehej prane nesh por zoti te mori prane vetes.
Na ka lënë një peng e boshllëk të madh te gjitheve, ne veçanti ne te Zyres Vendore Arsimore Tirane. Ngushëllime familjes, i paharruar qofte kujtimi yt Alfred Koçi !😥😢”, shprehet drejtoresha e Zyrës së Arsimit Tiranë, Erjeta Alhysa.