Si dhe pse i sulmon këta biznesmenë Ben Blushi?!

0

Ka disa emra biznesmenësh, të cilët njihen në tregun shqiptar, në kryeqytet, por edhe një tjetër i cili është më pak i njohur, që prej disa muajsh sulmohen përmes dhjetëra e dhjetëra shkrimeve në fletushkën e falimentuar të Vjollca Hoxhës, me urdhër të Ben Blushit.

Por, le të shohim kush janë dhe pse sulmohen.

I pari është Pandeli Carapuli. Një biznesmen në fushën e ndërtimit, prej gati 30 vitesh. Një njeri që deri më sot nuk është përfshirë në asnjë skandal, megjithëse njihet për lidhje të forta me politikën.

Ai ka një profil shumë të ulët publik, por ruan imazhin e një burri të urtë që shikon punën e tij e që përpiqet të zhvillojë biznesin.

Një investitor në një resort turistik në Dhërmi, me letra zyrtare dhe në pronësi të zhvilluar me leje nga KKRRTSH, Pandi Carapulit, para disa kohësh i ndodh ‘bëma dhe gjëma’.

Daljen në det të një investimi të bërë prej disa vitesh në Shqipëri, ia bllokon Ben Blushi. Duke gjetur germat e tij të falsifikimit të një prone në emër të një personi të quajtur Andon Bifsha.

Pasi plas skandali, publikohet nga ish-kryeministri Berisha dhe del në media, pasuria ç’regjistrohet.

Image

Pra, nga një pronë e marrë nga Ben Blushi, ajo tashmë i kthehet shtetit, duke e humbur edhe banori i Dhërmiut, i cili e kishte regjistruar në emrin e tij një pasuri prej 6 mijë metër truall e cila i kthehet shtetit.

Kushdo që shkon në Dhërmi, e shikon dhe e kupton se çfarë ka ndodhur, sesi mund të ndodhin të tilla gjëra. Strukturat e shtetit të jenë pjesë e skandaleve dhe masakrave që bëhen me pasuritë publike në jug, dhe këtë herë kjo masakër mban emrin e Ben Blushit.

Por, çështja turpësisht nuk është çuar në prokurori. Askush nuk po heton në lidhje me një pronë e cila u falsifikua, u rrëmbye dhe më pas iu rikthye shtetit. Kush i kreu procedurat? Kush janë personat e përfshirë? Pse nuk hetohet çështja nga prokuroria?

Por, përballë tyre kemi Ben Blushin, i cili në vend të hetohet nga prokuroria për këtë skandal sulmon biznesmenin Pandeli Carapuli, pothuajse çdo ditë, nëpërmjet mediave të Vjollca Hoxhës. Dhe po ta lexojmë shpesh herë e quan Carapulin, ‘biznesmeni kontrovers’.

I dyti është biznesmeni Arben Reli. Edhe ky një investitor dhe biznesmen i njohur i cili ashtu si dhe Carapuli, ka zhvilluar biznesin e tij prej shumë vitesh, pa pasur asnjë problematikë apo përplasje me punën e tij. Krejtësisht biznesmenë të cilët kanë qenë kokëulur dhe kanë punuar ditë dhe natë.

Image

Reli u sulmua barbarisht prej disa ditësh sa edhe policia e shpalli në kërkim nëpërmjet një maskimi që i bëri Ben Blushi çështjes së një pasurie në Moravë të Korçës. Kjo pronë lidhej me shtetasin Sefedin Bajraktari, si dhe historitë rozë të Vjollca Hoxhës, pronares së Top Channel.

Arben Reli u sulmua dhe më pas duke u përdorur Artan Lame dhe Kadastra, ashtu sikurse në rastin e parë të Dhërmiut, pasi hipotekohet merret një investim prej rreth 4 mijë metër katror në Moravë të Korçës, ku prej dhjetë vitesh bëhet një investim në një resort të cilin mesa duket gjysmën kërkojnë t’ia grabisin zyrtarë të korruptuar të shtetit, që për qoka politike dhe nga frika e një drejtori televizioni regjistrojnë në Hipotekë prona, duke shkelur ligjin.

Edhe në këtë rast Arben Reli, në fletushkën e falimentuar të Vjollca Hoxhës, quhet ‘biznesmen kontrovers’, ashtu si dhe Pandi Carapuli.

Të gjithë biznesmenët që shohin punën e tyre, që investojnë, që zhvillojnë pasuri quhen kontroversë apo sulmohen dhe iu dëmtohet imazhi nga Ben Blushi, sepse ky i fundit ka interesat e tij, që fillojnë nga historitë rozë të Vjollca Hoxhës dhe përfundojnë tek skandalet e falsifikimeve të pasurive të paluajtshme.

I treti është Andon Dhima, një biznesmen korçar që sot ndodhet dyerve të gjyqeve, për shkak se i vetmi mëkat i tij ishte ortakëria me Ben Blushin. Gjithë Korça e di historinë e tyre. Thuajse ishin vëllezër me njëri-tjetrin dhe sot janë dyerve të gjykatave.

Ben Blushi i dha vjehrrin e tij, të ndjerin Abaz Brati, që ta bënte ortak. Një njeri që me gati 50 mijë dollarë, përfitoi gjysmën e pasurisë së një trualli dhe një prone e cila do të zhvillohej me një vlerë të paktën 2 milion euro në atë kohë.

Image

Aktualisht çështja ndodhet nëpër gjyqe. Andon Dhima ka përplasje të forta me Ben Blushin dhe pretendon se ky i fundit po kërkon t’i rrëmbejë ç’të mundet dhe ende nuk i ka kthyer dy apartamente, të cilat vlejnë të paktën 400 mijë euro.

Këto të fundit, Ben Blushit i është kërkuar për t’i deklaruar tek deklarimi i pasurive, dhe më pas do t’ia rikthente. Por, kjo ende nuk ka ndodhur.

Këta janë tre biznesmenë që ne po sjellim të sulmuar, akuzuar, dhe anatemuar. Dy të mësipërmit shumë herë dhe shumë shpesh nga Ben Blushi, me epitete, gënjeshtra dhe shpifje ndaja tyre, thjeshtë dhe vetëm se nuk janë dorëzuar përballë Ben Blushit, por kanë luftuar për pronat e tyre.

Këta biznesmenë që sulmon Ben Blushi, janë prej 30 vitesh me aktivitete biznesi, që bëjnë ndërtime, që kanë shfrytëzuar kapitalizmin, janë taksapagues me miliona lekë, njerëz korrektë e të respektuar.

Ndërsa Ben Blushi është një sharlatan i politikës, një njeri që për 20 vite është paguar nga taksat e shqiptarëve si deputet, si ministër, si prefekt, si zv.ministër. Është paguar nga xhepat e taskapaguesve, që ky tashmë i sulmon thjeshtë dhe vetëm për interesat e tij.

Aktualisht prokuroria nuk ka sy dhe veshë, nuk shikon e nuk dëgjon. Por shumë shpejt pritet të ketë hapa të tjerë. Në rast se këto institucione nuk do të reagojnë do të ketë të tjerë që do të bëjnë hapin, duke çuar deri në fund përplasjen me Ben Blushin, për të zgjidhur një herë e mirë kërcënimet dhe shantazhet apo presionet e tij në media, duke tentuar të godasë biznesmenë për interesat e tij./ CNA.al

Artikulli i mëparshëmHapja e shkollave/ Manastirliu: Zbatimi protokolleve të sigurisë, domosdoshmëri
Artikulli i radhësI rrethuar nga Policia dhe FNSH, arrestohet vrasësi i 23-vjeçarit në Shkodër