Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar Stjuart Smakajn, vrasësin e 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër mbrëmjen e së hënës.
Pas reagimit në kohë të Policisë së Shkodrës, rrethimit të zonës, kontrolleve në bashkëpunim me FNSH dhe presionit nga forcat e Policisë, duke mbajtur nën rrethim zonën ku fshihej autori, u bë i mundur arrestimi i Stjuart Smakajt.
Smakajt iu sekuestrua edhe arma e zjarrit e modifikuar, prej së cilës qenë shkrehur dhe gjetur në vendin e ngjarjes, 18 gëzhoja.
Vëllai i autorit, Sebastian Smakaj, nuk është gjetur ende nga Policia. Ata kanë qenë bashkë në momentin e vrasjes në rrugën “Daniel Matlija” në Shkodër rreth orës 21:55.
Të tre të rinjtë ishin shokë midis tyre.