(VIDEO) Digjet xhamia 139 vjeçare në Afrikën e Jugut, marrin flakë dhe tre banesa ngjitur

0
Video: Massive blaze guts South Africa's historic Durban mosque ...

Xhamia 139-vjeçare në qytetin e Durbanit të Afrikës së Jugut është përfshirë nga flakët.

Xhamia 139-vjeçare në qytetin e Durbanit të Afrikës së Jugut është përfshirë nga flakët.

Kryetari i Rrjetit Mysliman të Afrikës së Jugut, Faisal Suliman tha se zjarri mendohet të kishte filluar në njërën nga shtatë banesat e stafit të vendosura sipër xhamisë. Sipas tij, flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik.

Zjarrëfikësit kanë mbërritur në xhaminë “Grey Street” dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

 “Supozohet të ketë qenë aksidentale, dhe të mos ketë pasur ndonjë lojë të gabuar”, i tha Suliman agjensisë së lajmeve AFP.

Xhamia historike mund të akomodojë deri në 7000 besimtarë, dhe njihet si një ndër xhamitë më të vjetra dhe më të mëdha në hemisferën jugore.

Zjarrfikësit arritën ta sjellin zjarrin nën kontroll për rreth dy orë. Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës Robert Mckenzie tha se zjarri dëmtoi tre ndërtesa ngjitur.

Xhamia është një pikë referimi e Durbanit qendror dhe një shtëpi adhurimi shumë e frekuentuar nga besimtarët.

Ajo është vizituar nga figura të shquara duke përfshirë ikonën anti-aparteid Nelson Mandela, këngëtarin britanik Yusuf Islam, i njohur më parë si Cat Stevens, dhe superylli i boksit, Muhamed Ali.

Artikulli i mëparshëmFamilja serbe vjen të pushojë në Sarandë, shqiptarët i gërvishin makinën me fjalët ofenduese
Artikulli i radhësKim Jong-un në gjendje kome? Seuli zyrtar: Motra e diktatorit në krye të vendit