A do të bëhet koronavirusi shkaku i shëmbjes së Bashkimit Europian

0

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një paralajmërim të fortë për homologët e tij të BE kur tha se blloku po përballet me një “moment të së vërtetës”. Ai argumentonte se kriza COVID-19 ka forcuar nevojën për solidaritet më të madh midis vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht atyre vendeve që janë më të rrezikuar nga efektet ekonomike ku përfshihen Spanja, Italia dhe Portugalia.

Udhëheqësi francez shtoi se “tani ishte koha e duhur për të lëshuar “korona-bond”-in i cili do të bashkonte borxhin e shteteve anëtare dhe do të zvogëlonte barrën mbi to. Atëherë blloku mund të lëshojë një borxh të përbashkët me një garanci të përbashkët. Por, Austria, Holanda dhe Gjermania e kundërshtojnë këtë plan.

Teksa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u detyrua të kërkojë një falje të fortë për Italinë për mënyrën se si BE-ja i është përgjigjur kërkesës së këtij vendi për ndihmë gjatë kësaj kohe, Macron beson se nëse blloku nuk bie dakord që të lëshojë “korona-bond” nuk do të jetë larg fundi i eurozonës.

Në fillim të këtij muaji, ministrat e financave të BE arritën dakordësinë për një paketë mbështetëse prej 438 miliardë £ për kombet më të prekura nga pandemia dhe një përfitim 240 miliardë euro në kredi përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit. Sidoqoftë, këto vendime nuk kanë arritur të frenojnë tensionet e vazhdueshme midis vendeve të Evropës.

Analisti Andreas Kluth thotë për Bloomberg se koronabondi mund ta shpëtojë ose mund ta fundosë Eurozonën. Vende të tilla si Spanja dhe Italia, të cilat vuajnë më shumë nga koronavirusi, do të kishin qasje më të lirë në paratë e nevojshme për t’u rikuperuar. Por Gjermania, e cila merr hua me norma negative, do të paguante vetëm kosto me interes më të lartë. Dhe kjo situatë nuk do të ishte kaq e lehtë.

Ndaj vendet e Europës Veriore tremben se qeveritë e Europës Jugore do të mund të taksojnë më pak qytetarët e tyre dhe të shpenzojnë më shumë duke ditur që do të kishe vende si Gjermania që do të paguanin kreditorët.

Atëherë ku po shkon Eurozona? 

Kluth thekson se ka dy skenarë si eurozona mund të shkatërrohet në të ardhmen. Nëse veriu kundërshton me të gjitha format emetimin e borxhit gjë që do të çojë në një rritje të mbështetjes për politikanë si Matteo Salvini, thotë se do të heqë vendin e tij nga euro dhe që pranon para nga Kina.

Në krahun tjetër për shkak se shumë vende të Evropës Veriore janë të pakënaqur që të paguajnë për shtetet e jugut, qeveritë nacionaliste në veri mund të braktisnin eurozonën. Sido që të jetë, Macron ka të drejtë – një marrëveshje e thellë duhet bërë për daljen nga kjo krizë, përndryshe shanset që BE të shembet do të rriten.

Artikulli i mëparshëmRama: Verifikoni në e-albania nëse biznesi juaj hapet! Në ditët në vijim do të vendoset dhe…
Artikulli i radhësWuhan/ Drejtori i laboratorit hedh poshtë çdo akuzë për përhapjen e COVID-19