Është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë. Pak ditë më parë, Stresi publikoi projektin më të ri me Finem, ndërkohë që ka paralajmëruar dhe një tjetër bashkëpunim me Morena Tarakun.
Së fundmi, reperi ka bërë një reagim të gjatë në rrjete sociale, ku ka përcjellë një mesazh kundrejt “keqdashësve”. Megjithëse nuk dihet se për e ka fjalën, ai thotë se pavarësisht komenteve negative dhe pabesive që i janë bërë, ia ka dalë të jetë gjithë edhe më i fortë.
“Ndonjëherë nuk mjafton të jesh veç mirë për të mundur ligësinë! Gjithsesi e keqja të lodh por unë ja kam dalë ta mund atë përherë! Kam krijuar një lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive etj! Kam parë vdekjen me sy e jam gjallë, jam burgosur aty kam gjetur miq e armiqtë i kam kthyer në miq të mirë.