Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ekspertët mjekësorë kanë vënë paralajmërime për heqjen dorë nga zakonet jo të shëndetshme, duke i zëvendësuar ato me zakone të dobishme, në mënyrë që të ulet rreziku nga koronavirusi.
Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin korona 80 për qind më shumë.
Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill.
Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se, nga 60 për qind e pacientëve me nivele të moderuara të vitaminës D, vetëm 12 për qind prej tyre rezultuan pozitiv me virusin nga familja SARS-Cov2.
Në anën tjetër, në grupin e pacientëve që kishin nivele të ulëta të vitaminës së marrë drejtpërdrejt nga dielli, 22 prej gjithsej 25 për qind të pacientëve e kishin virusin.
Gjetjet shtohen në mesin e një sërë hulumtimesh në rritje, të cilat mbështesin idenë se vitamina D është e dobishme në luftën kundër virusit pandemik.
“Vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e sistemit imunitar, si dhe suplimentet e vitaminës D më parë kanë provuar në uljen e rrezikut të infektimit me sëmundje virale të traktit respirator”, deklaroi autori i studimit Dr. David O. Meltzer, njëherësh edhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Çikagos së SHBA-ve.