Trondit Parisi: Gjenden gjurmë të koronavirusit edhe në ujë

0

Një lajm tronditi Parisin ditën e sotme. Nga 27 pikat e ujit nga ai që pastrohen rrugët e qytetit, 4 prej tyre rezultuan të kontaminuara nga COVID-19.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për ujin e pijshëm, shkruajnë mediat franceze.

Institucionet lokale njoftuan se rrjeti i ujit të pijshëm është i ndarë nga ai që përdoret për pastrimin e rrugëve të qytetit. Kështu që njerëzit mund të pinë pa frikë ujin. Pas këtij zbulimi u ndalua rreptësisht përdorimi i linjës tjetër që përdoret për pastrim.

Franca deri tani ka 152,578 të prekur dhe 19,718 viktima nga COVID-19.

Artikulli i mëparshëmNew York/ Guvernatori: “Ne do ta mundim bishën, por….”
Artikulli i radhësCOVID-19/ Avokatët: Disa prej nesh duhet ta përfitonin “pagën e luftës”