OPEC + ju përmbajt në 101% shkurtimeve të prodhimit të naftës për muajin gusht. Bursa për datë 18 Shtator 2020

0

OPEC + arriti normën e përgjithshme të pajtueshmërisë me shkurtimet e prodhimit në rreth 101 përqind në gusht, thanë tre burime të ndryshme për Reuters të Mërkurën, kur panelet OPEC + filluan takimin e tyre mujor dy-ditor për të vlerësuar zhvillimet më të fundit të tregut të naftës.

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit Ministror (JMMC), i bashkëkryesuar nga ministrat e energjisë të Arabisë Saudite dhe Rusisë, vlerësoi nivelet e pajtueshmërisë dhe veprimet e mundshme.

OPEC + u ka dhënë shteteve me vonesa në pajtueshmëri, siç është Iraku, kohë deri në fund të Shtatorit për të ulur në mënyrë shtesë prodhimin në pjesën e tyre të shkurtimeve, në mënyrë që të kompensojë mbiprodhimin midis majit dhe korrikut.

Paneli mund të zgjasë periudhën në të cilën anëtarët që nuk pajtohen duhet të kompensojnë për mbiprodhimin e tyre, thanë burime të tjera për Reuters më parë këtë javë.

Iraku ka sinjalizuar se mund t’i kërkojë panelit OPEC + që ta lejojë atë të zgjasë periudhën në të cilën duhet të kompensojë mungesën e pajtueshmërisë së tij deri në nëntor, dhe jo deri në fund të shtatorit.

Iraku mund të humbasë deri në 50 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme për shkak të marrëveshjes OPEC +, u citua të thoshte këtë javë një ish-ministër irakian i naftës, Ibrahim Bahr Al-Ulloum.

Ndërsa diskutohet potencialisht për  ‘afatet e kompensimit’ për vonesat në përputhje – nga të cilat Iraku është shkelësi më i madh, takimet e panelit OPEC + këtë javë nuk pritet të rekomandojnë ndonjë ndryshim në marrëveshjen aktuale të shkurtimit të prodhimit, pavarësisht nga fakti se çmimet e naftës ranë në dy javët e kaluara.

JMMC nuk ka gjasa të rekomandojë zgjerimin e shkurtimeve, thanë burimet për Reuters.

Këtë javë, OPEC dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) rishikuan për të dytin muaj radhazi parashikimet e tyre përkatëse të kërkesës për vitin 2020, midis pasigurisë së shtuar mbi pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike. OPEC vlerëson se kerkesa do te ulet me 400,000 fuçi në ditë të tjera pèr pjesën e ngelur të këtij viti, duke pritur që konsumi të tkurret me 9.5 milion bpd krahasuar me vitin 2019 ndërsa rreziqet mbi aktivitetin pandemik dhe ekonomik mbeten ende aktive.

Bursa për datën 18 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA412.75– 5.00
DIESEL332.50– 1.25
BRENT42.50+ 0.07

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëm18 fluturime nga Rinasi për nesër (Destinacionet)
Artikulli i radhësGjendet e braktisur “Porsche Cayenne”/ Nuk iu bind policisë një natë më parë…