Refuzoi të bartë maskë në tren, policia britanike e nxjerrin zvarrë pasagjerin

0

Policët britanikë janë filmuar duke tërhequr zvarrë një pasagjer brenda trenit, pasi vazhdimisht i kishin kërkuar të vë maskë dhe kishte refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.

Videoja besohet të jetë filmuar në metronë e Londrës, ku shihen policët britanikë duke urdhëruar të riun të vendosë maskë përndryshe rrezikohet të nxirret jashtë.

Kur zyrtari policor fillimisht e paralajmëroi, pasagjeri iu përgjigj: “duhet të më tërhiqni zvarrë”. Me të kuptuar se nuk e ka ndërmend të zbatojë urdhrat e tij, policët u detyruan ta përdorin forcën për ta nxjerrë nga treni.

Për t’ia bërë me dije se nuk duhet të veproj kështu herëve tjera, polici i tha se nga coronavirusit në këtë vend deri më tani kanë vdekur mbi 45 mijë qytetarë.

Artikulli i mëparshëmTë burgosurit rrahin brutalisht gardianin në një burg në Angli, kamerat e sigurisë kapin momentin kritik
Artikulli i radhësI ngulin thikën gjigante në ballë, burri nga Angola i shpëton vdekjes – madje ngritet nga shtrati dhe bisedon pa problem