Fshikullohet derisa humb vetëdijen pedofili i dënuar me 169 goditje në Indonezi – u rezistoi vetëm 59 të parave

0

Një i dënuar për përdhunimin e fëmijës është fshikulluar derisa ka humbur vetëdijen në qytetin indonezian, Banda Aceh, që praktikon ligjin e Sheriatit.

Ky burrë i emëruar vetëm si Roni, pritej të fshikullohej 169 herë para masës që ishin mbledhur në qytet, por ai u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi u godit vetëm 52 herë, transmeton Telegrafi.

Ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se ai nuk mund të vazhdoj të fshikullohet, që do të thotë se do të rrahet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 kamxhik.

Roni tashmë ka vuajtur dënimin prej 6 muajve burgim parasë të rrihej para masës, ku nga 175 fshikullima sa ishin paraparë i është zvogëluar dënimi në 169.

“Kur e fshikulluam 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonim gjendja e tij shëndetësore do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët që po e trajton të dënuarin.

Artikulli i mëparshëmShkencëtarët paralajmërojnë: Vaksina kundër koronavirusit do të mund vetëm të zvogëlojë simptomat
Artikulli i radhësArratiset një person nga Drejtoria e Policisë/ Aksion i madh te ‘Myslym Shyri’