Pezullimi i futbollit i detyruar nga pandemia globale e Covid-19 rrezikon mbijetesën financiare të klubeve. Kjo është thënë shumë javët e fundit, por kur pohohet nga një prej njerëzve më të pasur të botës, atëherë rreziku është serioz. Sheiku Nasser Al-Khelaifi, njëkohësisht pronar i Paris SG forcon alarmin, teksa i bën thirrje futbollistëve të tij “milionerë” të pranojnë reduktimin e të ardhurave të tyre. “Nuk është një sekret që pagat janë shumë të larta. Shpreson që lojtarët të bëjnë një sforco për të ndihmuar klubet. Kjo krizë mund të provokojë një impakt të konsiderueshëm negativ në arkat tona”, ka thënë Al-Khekaifi për “RMC Sport”.
Nëse kriza vendos në vështirësi një klub si Paris SG nuk është e vështirë se çfarë mund të ndodhë me ata më të vegjël dhe më të dobët financiarisht. “Duhet të jemi të bashkuar dhe pa egoizëm në këtë krizë. Në këtë moment nuk ka klube të mëdhenj dhe të vegjël. Të gjithë e dimë që në lojë është mbijetesa e disa klubeve të Ligue 1 dhe Ligue 2”, është shprehur Al-Khelaifi, që në lidhje me rinisjen e futbollit, ka tthënë se do të zbatojë vendimet e UEFA-s.