Shpërndante drogë në “Myslym Shyri”/ Arrestohet 30-vjeçari gjatë aksionit të befasishëm (Emri)

0
Policia E Tiranes E1536863662494 770x391

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Myslym Shyrit”.

Në pranga ka rënë i riu E. M., i cili sipas policisë, ua shpërndante drogën shtetasve të ndryshëm.

I arrestuar është shtetasi Erind Mançe, i cili është kapur teksa ka qenë gati për të shpërndarë dozat e drogës.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Zona”.
Vihet në pranga 30-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në zonën e “Myslym Shyrit”. Procedohet penalisht një shtetas tjetër.
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme dozash me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparate celular.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Zona”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Po në kuadër të operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi M.P.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi E. M. posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen e saj në zonën e “Mysylm Shyrit”, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e “Mysylm Shyrit”, ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P.
Në vijim të operacionit, pas kontrolleve të ushtruara Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithësej 720 gramë kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikulli i mëparshëm”Amazon” sfidon ”Google” dhe ”Microsoft” për video-lojërat
Artikulli i radhësJaponia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.3, nuk raportohet për cunami