Një turist amerikan është paditur nga një resort tajlandez pasi në TripAdvisor kishte bërë një shkrim negativ për kushtet dhe shërbimin.
Sipas AFP, pronari i resortit ka bërë denoncim në polici për kritikë të padrejtë dhe tashmë turisti akuzohet për “dëmtim të reputacionit të hotelit” dhe për sherr me stafin pasi nuk donte të paguante një tarifë për pijet alkoolike që kishte futur në hotel.
Në një nga komentet kritikuese lexohet: “Staf jomiqësor, sillen sikur nuk duan klientë. Janë jomiqësorë pasi menaxheri i trajton si skllevër”.
Resorti nënvizon se ka denoncuar pasi ka bërë postime negative të përjavshme, nuk ka kthyer përgjigje kur është kontaktuar për ta zgjidhur pakënaqësinë e tij në mënyrë miqësore.
Ligji antishpifje në Tajlandë, i cili kritikohet së tepërmi nga grupet e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit, parashikon dy vite burg dhe 6000 dollarë gjobë.