Gazetari Blendi Fevziu ka sjellë në vëmendje një intervistë të bashkëshortes së Azemit, Fatmira Hajdari, e cila rrëfen momentet e fundit që kaloi me të.
Ajo ka treguar edhe momentin kur mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit të saj, teksa ndodhej e vetme në shtëpi me dy fëmijët, Kirin dhe Rudinën.
“E kam akoma të parafytyruar. E kam marrë në tel që arrita para selisë së PD me dy fëmijët. Azemi zbriti shkallët nga PD, kishte veshur një këmish bojqelli dhe kostum gri. Ikëm për kafe. Ishte kafja e fundit me mua dhe me fëmijët. Më pas u largua dhe më tha shko në shtëpi me fëmijët se unë do vij më vonë.
Më morën në telefon pas disa orësh. Mu duk një zë shum i keq. Dikush më thotë mua “Fatmira hap TV se kanë qëlluar Azemin”. I them djalit kanë qëlluar sërish babin, hape televizorin. Nuk më hiqet nga mendja kur e jep lajmin gazetari Reiz Çiço. Kam bërtitur shumë, ka bërtitur djali dhe ka thyer xhama. U gjakos djali. Ka ardhur një roje dhe disa komshinj kur na dëgjuan të bërtisnim. Ishim vetëm në shtëpi, vetëm unë Rudina dhe Kiri”, rrëfen Fatmira Hajdari.