Mbyllet restoranti i shefit të famshëm Nusret Gökçe: Nuk respektoi masat e sigurisë për COVID

0
Nusret Gökçe kimdir, kaç yaşında? - Magazin haberleri

Telashe për shefin e famshëm të kuzhinës, Nusret Gökçe.

Këtij të fundit i është mbyllur restoranti, pasi nuk respektoi masat e sigurisë ndaj koronavirusit.

Punonjësit, kamarierët dhe klientët nuk kanë mbajtur maska pas hapjes së restorantit.Javën e kaluar Gökçe postoi në video në Instagram ku shfaqeshin njerëzit në restorant shumë afër njëri-tjetrit, shumica pa maska.

Gökçe nuk ka reaguar pas këtij vendimi për mbylljen e restorantit. “Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe.

Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit.

Artikulli i mëparshëmSTUDIMI: Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga infektimi me Covid-19
Artikulli i radhësFrikë për një përplasje Turqi-Rusi, pas luftës azero-armene (arsyet pse Turqia mbështet Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë?