0

Presidenti i Lyonit, Aulas: Tri klube të mëdha e duan Aouarin

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka folur për yllin e skuadrës, Houssem Aouar, për të cilin ka treguar se ka interesim të madh nga tri klube.

Aouar është lidhur me një largim nga Lyoni gjatë gjithë verës, pasi është shfaqur si një nga mesfushorët më të mirë të rinj në botë duke shkëlqyer me klubin francez.

Francezi ka qenë i lidhur shumë me Arsenalin javëve të fundit, me Mikel Artetan që thuhet të jetë një admirues i madh i yllit 22-vjeçar.

Aulas ka konfirmuar interesimin e Arsenalit gjithashtu javëve të fundit, duke thënë se ofertat e klubit kanë qenë jo të favorshme për t’i pranuar.

Sidoqoftë, Aulas, i cili ka caktuar një afat të premten për të gjitha largimet e mundshme nga Lyon, ka thënë se janë tri klube të mëdha për e duan Aouarin.

“Ne e dimë se tri klube të mëdha janë të interesuara për të [Aouar]. Dy në afat të shkurtër, një në afat të gjatë”, ka thënë fillimisht Aulas.

“Por, të gjitha klubet nuk po mund të na japin financiarisht atë që Lyoni dëshiron”, përfundoi presidenti i Lyonit.

Artikulli i mëparshëmDest nuk do të prezantohet sonte te Barcelona, shkak është mos kompletimi i dokumenteve
Artikulli i radhësGenoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami