Shkencëtarët e Universitetit te Kalifornisë: Koronavirusi nuk përhapet mes gjurmëve të lëna në sipërfaqe të ndryshme

    0

    Në një studim të publikuar nga University of California, Covid-19  nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve. Sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat nuk është e mjaftueshme për të infektuar një person, theksohet në të përditshmen britanike The Sun.

    Në fazat e fara të përhapjes së pandemisë, shkencëtarët deklaruan se prekja e sipërfaqeve dhe më pas prekja e gojës, hundës apo syve, shtonte  shanset e infektimit nga virusi, por tanimë ekspertët e University of California pretendojnë se prekja e sipërfaqeve nuk është aq e fuqishme sa të infektojë njerëzit.

    Njëra nga mjeket dhe pjesë e studimit Monica Gandhi, tha se “Tani e dimë që përhapja e koronavirusit nuk shkaktohet nga prekja e sipërfaqeve dhe më pas nga prekja e fytyrës. Infektimi vjen duke ndenjur në praninë e dikujt pështyma e të cilit mund të ketë virus “.

    Sipas ekspertëve tanimë më shumë sesa përdorimi i dezinfektantëve, ajo që të shpëton nga infektimi është përdorimi i maskës. 

    Studimi i botuar në Lancet kishte sugjeruar më parë se grimcat e virusit të mbetura në sipërfaqe mbartin një rrezik të vogël të infeksionit.

    Artikulli i mëparshëmRama për naftëtarët e Ballshit: Nuk ka greva urie për të më sensibilizuar mua, grevat bëhen kur s’të dëgjon njeri
    Artikulli i radhësKPK shkarkon gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së shfaqi probleme me pasurinë