Një video që është transmetuar nga mediat botërore, shfaqet momenti kur një burrë në Road Island rrëmben një vajzë 9-vjeçare, disa sekonda pasi zbret nga autobusi i shkollës.
Në video shihet se si vajza niset në drejtim të shtëpisë, kur Louis Martinez-Romero, 34-vjeç, del nga vetura dhe i afrohet nga pas vogëlushes.
Kamerat e sigurisë kanë kapur burrin me maskë në fytyrë duke kapur vajzën, të cilën e fut në ulëset e pasme të vetura dhe me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.
Pas disa orëve vajza është kthyer në shtëpi në pjesën e njëjtë të qytetit, ka njoftuar policia amerikane. E rrëmbyesi është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për rrëmbimin e një minorene dhe sulm seksual.
Aktualisht gjendet në paraburgim, ndërkaq pas kësaj ngjarje janë deklaruar edhe zyrtarët e shkollës në të cilën kjo vajzë vijon mësimin.
Në kumtesën e lëshuar kanë shkruar se shoferët e autobusëve të shkollës nuk duhet t’i lënë vetëm nxënësit nën moshën 8-vjeçare, nëse ndonjë person i rritur nuk i pret.