Përplasja Macron- Erdogan lindi fill pas tensioneve në Mesdheun Lindor ku Franca hapur mbështeti Greqinë fuqimisht dhe kundërshtoi Turqinë.
Por ditët e fundit, Franca dhe Turqia tashmë kanë kapur kulmin e krizës së marrëdhënieve diplomatike.
Franca të Shtunën tha se po tërhiqte të dërguarin e saj në Turqi për konsultime pas komenteve nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Fillimisht ishte Erdogan që e akuzoi Macronin për mënyrën si i trajtonte myslimanët si President në Francë.
“Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton miliona anëtarë nga grupe të ndryshme besimi në këtë mënyrë: së pari, të bëjë kontrolle mendore. Cili është problemi individual i Macron me Islamin dhe me muslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mendor”. tha Erdogan.
Pas këtij sulmi të fundit, Presidenca franceze ka reaguar dhe ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i kërkuar Presidentit turk të ndryshojë.
“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Teprica dhe vrazhdësia nuk janë një metodë. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë rrjedhën e politikës së tij sepse është e rrezikshme në çdo aspekt,” i tha zyrtari i Elyzesë.