Prej disa muajsh po përflitet në media për dashurinë e pamundur të Fifit, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruante se donte vetëm vëmendjen e tij dhe madje shprehej publikisht se ishte e gatshme të bënte gjithçka për të. Madje Fifi i bëri edhe tag madje një personi me emrin Xhuljo Tabaku.
Më tej në një postim tjetër, këngëtarja shprehej se nuk ishte dashuruar me njeriun e gabuar, por në kohën e gabuar.
Në muajin qershor teksa ishte e ftuar në “ Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nëse e ka kaluar karantinën me personin e zemrës, autorja e hitit ‘Zhurmë’ tha se e ka kaluar izolimin me shoqen e ngushtë sepse i dashuri i zemrës ndodhet larg saj.
Kështu ajo pranoi se është në një lidhje. Ndërkohë, këto zëra u konfirmuan edhe në “Shiko kush luan” të shtunën e kaluar kur Luana teksa Fifi bëri një batutë për thyerjet e zemrës, i tha: “Fifi, mos na tremb. Ne të dimë të sistemuar ty.”
Madje në një intervistë që ka dhënë pak kohë më parë Fifi ka zbuluar se emri i të dashurit të saj fillon me shkronjën Xh.
Mirëpo Fifi duket se tashmë ka vendosur të bëjë publike lidhjen e saj të dashurisë. Ajo ka hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë shokët dhe ka lënë vetëm një, Xhuljo Tabakun.