Meta: Testim, testim, testim! Kjo kërkesë sot, më urgjente se kurrë!

0

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera, – tha sot Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një mesazh në Fb. – Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: Testim! Testim! Testim! – vërejti Presidenti, duke shkruar me gërma të mëdha fjalët për t’i theksuar. – Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.” ka nënvizuar kreu i shtetit.

Në vijim, Meta ka publikuar këto të dhëna:

Artikulli i mëparshëm”Ka nevojë për trajtim mendor”, marrëdhëniet Francë-Turqi në kulmin e krizës, Macron bën lëvizjen që nuk pritej pas deklaratës së bujshme të Erdogan
Artikulli i radhësTaksa e inceneratorëve: Edhe kur Shqipëria u përmbyt, Qeveria favorizoi Klodian Zoton