Nga Redon Meksi/
Të enjten mbasdite, 300 metra pasi kisha dalë nga shtëpia, me ndaloi policia. Me thanë të vendos masken, pasi si ditë e pare të këshillonin, ndërsa pastaj të gjobisnin. Unë i nxora masken nga xhepi , ia tregova dhe i thashë që nuk e vendos.
-Ore vëndose!-thonin ata
-Jo!-insistova unë.
Zgjati nja 5 minuta ky muhabet. Kur më pyeten pse nuk e vë i thashë për arsye parimore dhe ligjore, dhe jo shëndetsore, nuk e vendos. Atëhere, njeri nxori ca flete A4, se s’kishin bllok akoma, dhe nisen të më gjobisnin. Nga që binte shi, e futa poshtë çadres që mos të lagej polici dhe gjoba. Firmosa dhe e shoqërova policin që të mos lagej deri te makina e tij.
Tani mëqënëse gjoben e kisha ne xhep, thash do iki tek protesta përpara Kryemistrisë. Dhe ashtu bëra, u nisa drejt protestës e të rinjve që thonin se ishte i padrejtë ai vendim qeverie.
Ishte ora 18.10 kur arrita. Pashë që ishin pak njerëz, por gjithsesi vendosa të afrohem kur pashë dhe një të njohurin tim aty. Nuk kaluan 2 minuta, erdhen “sanderlleshat e vegjël”, gjysma civila, kurse ata me uniformë një pjesë të mirë ishin pa numra. Dhe nisin, kap të parin prej leckash – plas në furgon, kap të dytin dhe plase dhunshëm në furgon, e kështu me radhë. Me erdhën mua e me bërtiten që të largohem, dhe unë fillova avash-avsh të eci drejt dy kullave. Bërtiste njeri “ec më shpejt”, kurse unë vazhdoja në ritmin tim, pasi nuk po bëja asgjë të kundraligjshme. Kur arrita në mes të dy kullave me del përpara polici i radhës që bërtiste “ec shpejt, ec shpejt!”, por këtij ju ktheva.
-Ore zoteri, çfarë ligji po shkel unë që po eci avash në trotuar?
Atij s’ju durua dhe me kap prej krahu, pastaj bëhen katër policë e më fusin në makinën e tyre drejt rajonit nr.2 të policisë.
Kur arritëm në rajon, më morën telefonin dhe me çuan në birucë me 15 veta. Vetëm njeri ishte i arrestuar për vepër tjetër. Të tjerët njësoj si unë, ishim shoqeruar për tubim të paligjshëm (në kohë pandemie). Kuptohet , mëqënëse kishim rrezikshmeri të lartë, nuk mund të na linin nëpër zyra të ndryshme për të na marrë deklarimet, por duhet të na fusnin në birucë (aty në atë dhomë 4 me 4 metra) 15 veta. Nuk kishte pandemi! Mbas nja 4 orësh me morën në pyetje dhe me nxorën.
Nuk do e tregoja si histori për publikun, por kur pashë në mes të ditës dhe trafikut, përpara Ministrisë së Jashtme, në kohë pandemie, pa leje dhe duke detyruar delegacion grek të futet nga dera e pasme, dhe policia e lejonte nga frika e numrave protestues, atëhere u acarova dhe vendosa ta bëjë publike dhunën me ne të rinjtë para kryeministrisë, ku nuk bëmë asnjë shkelje. Ne as qëlluam, as shame njeri, thjesht ishim duke thënë me shpirtin tonë se “nuk është e drejtë kjo”.
Jo njerëz, këtu qytetari i lirë s’ka të drejtë të protestojë pa lejen apo organizimin e mbretit!
PS: Unë në protestë nuk shkova prej maskave, por prej aktit normativ të kundraligjshem. Do vazhdoj të dal në protesta pasi mendoj te e drejta e qytetarit të lirë dhe s’do zbatoj asnjë akt normativ të kundraligjshëm në një vend ku nuk ka Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese.
Sa më shume ti bindemi, aq më shumë do e rëndojë doren “mbreti” me shkeljet e tij!
Dhe në fund fare, ai polici që me futi në makinën e policisë më vodhi dhe çadren!
*Redon Meksi është djali i vogël i ish-kryeministrit, Aleksandër Meksi