Rreth 70% e popullsisë së botës do të jetojë në zonat urbane deri në vitin 2050. Natyra e simuluar është më e mirë se asnjë, por nuk është natyrë. Sipas një studimi të fundit ndjekja e programeve televizive, apo përdorimi i pajisjeve teknologjike që të afrojnë me një vend natyror virtualisht, zvogëlojnë ndjenjat e trishtimit dhe mërzisë.
“Rezultatet tona tregojnë se thjesht ndihmon që të jemi me humor më të mirë, sepse njerëzit sapo kanë kaluar karantinën ku ishin të detyruar të qëndronin në shtëpi. Ky studim tregon që programet e natyrës mund të ofrojnë një qetësi të papërshkrueshme për njerzit,” tha studiuesi kryesor Nicky Yeo në një njoftim për shtyp.
Por ky përfundim nuk duhet të na habisë sipas shkrimtares për mjedisin Adrienne Matei, e cila shpjegon se njerëzit kanë një lidhje me natyrën të njohur ndryshe si “biofili”. Një koncept që bilogu amerikan Edward O Wilson e përshkruan si “kënaqësia e pasur, natyrore që vjen nga rrethimi me organizma të gjallë”.
Matei shpjegon se cilësitë restauruese që natyra ka në trupin dhe mendjen e njeriut janë vërejtur me shekuj. Ka një sërë studimesh që kanë vërtetuar se natyra nëpërmjet digjitalizimit ndikon në “përjetimin e biofilisë”, duke stimuluar diçka reale. Në vitin 2017, studiuesit zbuluan se personat që vuanin nga ankthi duhet të shikonin dokumentare të ndryshme me natyrën. Sigurisht, ka një paralajmërim thelbësor për të gjithë këtë, ndërsa shikimi i videove me natyrën na bën të ndihemi më mirë, nuk mund të zëvendësojë vërtet përfitimet që marrim nga natyra aktuale.
Matei ka shkruar për një bisedë që ka bërë në vitin 2017, me Peter Kahn, një profesor i psikologjisë dhe drejtor i Laboratorit të Ndërveprimit Njerëzor me Natyrën dhe Sistemet Teknologjike në Universitetin e Uashingtonit, e sipas tij përfitimet që njerëzit marrin nga natyra dixhitale varen nga fakti që ne kemi një këndvështrim të asaj çfarë shohim.
Sipas ekspertit, për shumë njerëz, hyrja në vendet me natyrë të egër është një privilegj gjithnjë e më i rrallë, pasi njerëzit po i largohen gjithnjë e më shumë natyrës. Natyra e simuluar teknologjikisht mund të jetë një mjet i dobishëm dhe madje i domosdoshëm për t’u siguruar banorëve që jetojnë në vende urbane mirëqenien psikologjike që përndryshe mund të mos kenë mundësi të marrin. E izolimi na mësoi se “natyra digjitale”është më mirë se asgjë fare.
Megjithatë, Matei shpjegon se teknologjia nuk mund të zëvendësojë përvojën në natyrën aktuale.
“As teknologjia nuk mund të zbusë vërtet rrezikun e tjetërsimit afatgjatë nga bota natyrore, veçanërisht nëse gjithçka që po konsumojmë janë videoklipe a të krijesave të lezetshme në ambiente të qeta. Llojet e dokumentarëve të natyrës që janë ndoshta më të dobishme për shikuesit nuk janë veçanërisht qetësuese. Ata paraqesin një portret të sinqertë të shkatërrimit që njerëzit kanë bërë në Tokë dhe çfarë rrezikohet nëse nuk ndryshojmë,” shkruan ajo.
Si shembull shkrimtarja merr dokumentari i ri të David Attenborough, në Netflix, “Një jetë në planetin tonë është një film i tillë”. Shikimi i tij nuk shuan ankthin (përkundrazi, e kundërta), por sipas Mateit ushqen shpirtin e ambientalizmit tim.
“Nuk po argumentoj që dokumentarët e natyrës duhet të na bëjnë të pashpresë dhe të dëshpëruar, por ata nuk duhet ta shndërrojnë në gjendjen e planetit tonë për të përmbushur dëshirën tonë për paqen e një çasti,” shton Matei.(The Guardian, gazeta “Si”)