Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.
Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.
Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor
Masat erdhën pas rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve.
Në draftin e paraqitur sot masat të cilat presin edhe miratimin e tyre theksohet se:
Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura.
Do të minimizohen kontaktet dhe udhëtimet turistike po ashtu.
Kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera do të ndalohen.
Baret do të mbyllen dhe restorantet do të limitohen me shërbime ‘take away’.
Sallonet e masazheve dhe tatove do të ndalen.
Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.
Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.