Erdogan reagon pas tërmetit: U qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti

0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar për tërmetin me magnitudë 7 Rihter, që goditi fortë qytetin e Izmirit.

Erdogan i ka bërë thirrje të gjithëve që të shkojnë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti.

Presidenti durk tregon se shteti ka marrë të gjitha masat për të zgjidhur këtë rasy.

“Shkoni te të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti #në Izmir. Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”, shkruan Erdogan në Twitter.

Artikulli i mëparshëmVIDEO e atentatit/ I dënuari për vrasje qëllohet me snajper në mes të Vlorës
Artikulli i radhësTërmet në Egje/ Konfirmohen 4 viktima dhe mbi 120 të plagosur