Mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku presidenti republikan, Donald Trump, sfidohet nga kandidati demokrat, Joe Biden.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të drejtën për të pasur një fitues të zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve. E gjithë bota është në pritje të rezultatit”.
Donald Trump ka kritikuar sërish rregullat e votës me postë, që e shtrijnë përtej 3 nëntorit mundësinë e numërimit të votave.
“Po ecim mirë në Arizona, në Teksas, në Virxhinia… Do të kalojmë një mbrëmje të bukur dhe do të kemi edhe 4 vite të tjera”, tha Trump në selinë e komitetit drejtues të Partisë Republikane në Virxhinia.
Sipas Trump, suksesi i tij do t’i sjellë vendit bashkim.
FBI heton mbi telefonat që po mashtrojnë votuesit e shteteve kyçe
FBI po heton një ngjarje ende misterioze që ka ndodhur në disa shtete kuçe për zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme.
Sipas autoriteteve, ka ndodhur një rritje e madhe e telefonatave automatike që tentonin të bindnin votuesit për mos të shkuar të votojnë.
Arsyet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ka të bëj me radhë të gjata. Shtetet ku telefonata të tilla janë më të shpeshta janë Miçigani, Pensilvania, Aioua dhe Florida.
“Telefonatat thonë që për shkak të radhëve duhet të shkohet të votohet nesër. Kjo gjë është një mashtrim, që tenton të mbysë lirinë e votës”, deklaroi prokurori i Miçiganit, Dana Nessel.