Amerikanët e Shqipërisë, politikë dhe birra: Trump “turbo”, po rifitoi në Shqipëri ka aksion

0
Here's Where Trump and Biden Are on Election Day - The New York Times

Mark Crawford, nënpresidenti i Republikanëve jashtë Amerikës (për Diasporën) nga Tirana shprehet optimist për fitoren e Donald Trump. Ai së bashku me disa amerikanë të tjerë që jetojnë në Shqipëri janë mbledhur prej disa orësh në një prej ambienteve në Tiranë për të pritur rezultatin e zgjedhjeve. Por cili do të fitojë? Mark Crawford shprehet për ABC se Shqipërisë dhe Kosovës i duhet projekti i nisur nga Donald Trump.

“Unë besoj se të gjithë e njohin Biden si personalitet pozitiv, por për ata që duan veprim dhe aksion është Trumpi. Ai ka bërë dhe është duke bërë aksion, duke përmendur marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe Skavicën. Nuk është pyetje nëse do të ketë marrëdhënie pozitive, por vetëm fjalë të bukura dhe asgjë? Kemi parë 8 vite Biden dhe këto 4 vite në momentet e fundit, Trump ka bërë më shumë marrëveshje paqësore se Biden në 47 vite.

Nëse je për aksion, Trumpi ka vëmendje këtu. Nëse fiton do të kemi investim do të kemi një turbo këtu. Për marrëveshjen Kosovë-Serbi besoj se do të qëndrojë, por Trump është në linjë duke ecur, Biden nëse vjen do të ketë vëmendje diku tjetër. Biden duke parë rezultatet ka lënë zonën pas dore, kur ishte Obama në Shtëpinë e Bardhë. Trump është gati” tha ai.

Por cfarë mendon ai për rezultatet paraprake në SHBA deri tani? “Në fakt Dhoma Amerikane këtë vit nuk kishte mundësi, por një grup i vogël duke respektuar parametrat jemi mbledhur këtu. Kjo është një natë që do të zgjasë. Deri tani janë të gjitha rezultatet që prisnim. Interesant është Florida, ku udhëheq Trump, nëse mbetet është e rëndësishme. Po ashtu Pensilvania është e rëndësishme, Por është një natë që do të zgjasë.

Unë besoj se para Covid Trump ishte shumë i fortë, ishte ekonomia më e mirë që kishim pasur. Nga pikëpamja ekonomike, me taksa të vogla ka qenë pozitive, por po të vijë Biden nuk besoj se është momenti për të ngritur taksat. Nga pikëpamja e jashtme, Trump ka qenë pak i ashpër dhe për këtë disa kombe nuk e pëlqejnë” tha ai./ db/Abcnews.al

Artikulli i mëparshëmSi në filma: Grabisin bankën dhe largohen nga kanalizimet e ujërave të zeza
Artikulli i radhësSi grekët përdornin kozmetikën e rrezikshme në kërkim të bukurisë së përjetshme