Kishte shpresë tek antitrupat kundër koronavirusit/ Studimi britanik arrin në përfundimin se…

    0
    1970e49f-6ab7-479a-81a9-b54a5fd16f03_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s

    Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Covid-19 u dobësuan me shpejtësi në popullatën e vendit gjatë verës, duke sugjeruar se çdo imunitet kundër virusit mund të mos zgjasë shumë.

    Studimi, i kryer nga Kolegji Imperial në Londër dhe i botuar të martën, përfshiu teste me mbi 365,000 britanikë midis 20 qershorit dhe 28 shtatorit.

    Analizat e gjakut të marrë nga gishtat e pjesëmarrësve në shtëpitë e tyre zbuluan se numri i njerëzve që u testuan pozitiv për antitrupa ra me 26.5 për qind gjatë periudhës së studimit, nga pothuajse 6 për qind në 4.4 për qind.

    Gjetjet sugjerojnë mundësinë e uljes së imunitetit të popullsisë përpara një vale të dytë të infeksioneve në javët e fundit që ka çuar në rikthimin e masave kufizuese.

    Studiuesit thonë se nuk është e qartë se çfarë niveli të mbrojtjes i japin antitrupat një personi në mënyrë specifike kundër Covid-19.

    Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Kolegjit Imperial të Londrës, Wendy Barclay, u tha gazetarëve në Londër se studiuesit janë të sigurt në atë që sugjeron dobësimi i antitrupave.

    “Në bilancin e provave, unë do të thoja me atë që dimë për koronavirusët e tjerë, se imuniteti bie në të njëjtën shpejtësi me atë të antitrupave, dhe se ky është një tregues i zbehjes së nivelit të imunitetit në mesin e popullsisë”, citon VOA.

    Studiuesit thonë se mbi të gjitha, studimi përforcon nevojën për një vaksinë për të vënë nën kontroll në mënyrë efektive virusin.

    Artikulli i mëparshëmFOTO/ Njihuni me njeriun që ka shpëtuar nga vdekja 114 persona. Puna e tij fisnike po merr famë
    Artikulli i radhësAq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro gjoba më 2019