E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq ndjekëses: Edhe këtu pretendoni të keni akses? (REPLIKAT+FOTO)

0
E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq

Këngëtarja Jonida Maliqi është një ndër femrat më të komentuara të showbizzit shqiptar. Ajo di të tërheq gjithmonë vëmendjen.

Fundjavën që lamë pas, Jonida e kaloi në malin e Dajtit, nga ku ka ndarë një foto me djalin e saj, Danin.

E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq

“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, shkruan Jonida krahas fotos ku shfaqet duke e puthur Danin.

Mirëpo mes komenteve të shumta plot dashuri, ka patur edhe komente të tilla si: “Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme”. Jonida e ka vënë re komentin e kësaj ndjekëse dhe i ka kthyer menjëherë përgjigje.

E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq

“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, ia ktheu Jonida.

E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq
E kritikoi pse puthi në buzë djalin e saj, Jonida Maliqi i kthehet keq
Artikulli i mëparshëmTrajtimi i COVID-19, mjeku i njohur zbulon kurën që politikanët dhe ekspertët ia hodhën poshtë: Ka efekte pozitive dhe kushton më pak!
Artikulli i radhësGreqia ka një lajm të keq për të gjithë shqiptarët