
Mjeku shqiptar Kita Sallabanda tha se trajtimet që përdoren në Shqipëri për koronavirusin janë përgjithësisht të ngarkuara.
Ai tha se në fazën e parë të sëmundjes duhen përdorur vetëm vitaminat dhe paracetamoli.
“Paracetamol, vitaminë D, vitaminë C, këto janë në fazën e parë”, u shpreh mjeku për Opinion.
I pyetur lidhur me masat që po merren në Spanjë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Sallabanda tha se Spanja ka aplikuar një mbyllje selektive.
“Kemi filluar të kufizojmë daljet nga ora 10 e darkës, lokalet funskionojnë me 50% të kapaciteteve. Nëse do dalësh për një kafe duhet ta pish jashtë. Nëse ka një të sëmurë, ai izolohet totalisht, por Madridi nuk është i izoluar. Studentët e mi vijnë në mësim. Europa është mbyllur në formë selektive duke mbyllur ato vatra, që ne mendojmë se rrezikojnë”.
