Vetëflijimi në Kombinat, flet për herë të parë Blerta Josifi: Unë u izolova e para por jo aq drastike sa Anisa, kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj

0

Featured image of article: Vetëflijimi në Kombinat, flet për herë të parë Blerta Josifi: Unë u izolova e para por jo aq drastike sa Anisa, kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj

Blerta Josifi, 34 vjeçe, e vetmja e mbijetuar e horrorit në shtëpinë mbrapa ish-Mapos në Kombinat rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

Në intervistë Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

Blerta Josifi: Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë.Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj.

Gjithashtu Blerta tha se kanë besuar deri në moment të fundit se ajo do të rikthehej sërish tek ata.

“Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

Artikulli i mëparshëmPapa Françesku I jep ‘like’ të pasmeve bombastike, ekzaltohet modelja: Të paktën po shkoj në parajsë
Artikulli i radhësShteti europian, që ka bërë “zap” koronavirusin