Dimri do fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Ndërkohë që deri më sot kemi shijuar rrezet e diellit dhe motin e ngrohtë, por duket se kjo situatë do të ndryshojë.
Sipas parashikimeve të Meteroalb, duke filluar nga kjo javë do të nisin edhe uljet e temperaturave. Nga mesi i javës pritet që të kemi edhe reshje të dëborës në zonat malore mbi 1,500 metra mbi nivelin e detit.
Gjithashtu nuk do të mungojë as prezenca e shirave në pjesën më të madhe të vendit. Konkretisht reshjet do të shtohen gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.