Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili refuzon të pranojë humbjen përballë fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden ka reaguar sërish në lidhje me manipulimin e procesit të votimit.
Këtë herë përmes një shënimi në Twitter, Trump ka hequr dorë nga retorika se zgjedhjet janë manipuluar duke folur me shifra dhe fakte, pse e konsideron të tillë këtë proces.
Trump thotë se në Pensilvani shkalla e fletëvotimeve të refuzuara për postë është 30 herë më e ulët sesa ishte në vitin 2016, duke shtuar se kjo është arsyeja që vëzhguesit republikanë nuk u lanë të hynin në sallat e numërimit.
“Shkalla e fletëvotimeve të refuzuara për postë është 30 herë më e ulët në Pensilvani këtë vit sesa ishte në vitin 2016. Kjo është arsyeja pse ata i mbajtën vëzhguesit dhe vëzhguesit tanë të sondazheve jashtë dhomave të numërimit të votave “I TREMBUR”!” shkruan Trump.
Trump e ka mbështetur reagimin e tij në një shkrim të botuar nga media “Just the News”, e cila shkruan se: “Nga një rishikim i bërë nga Just News i votave të pranuara dhe të refuzuara me postë në të gjithë shtetin e Pensilvanisë bie në sy fakti se, shteti refuzoi vetëm 951 nga 2,614,011 fletëvotime postare këtë vit, ose një normë prej 0,03 %
Në vitin 2016, shteti pa rreth 266,208 fletëvotime me postë; pak më shumë se 1% e tyre, 2,534, u refuzuan, afërsisht në përputhje me pritjet historike, sipas Sondazhit të Administrimit të Zgjedhjeve 2016 dhe Votimit”.