Ndonëse në karantinë, fierakët janë përfshirë në një sherr në mes të qytetit mbrëmjen e sotme.
Nngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku dy persona kanë rrahur e goditur me sende të forta një shtetas tjetër.
Mësohet se njëri nga dy të rinjtë është punonjës policie, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për arsye banale.
Portali “BalkanWeb” bën me dije se në sherr janë përfshirë dy të rinj që udhëtonin me një makinë tip “ Benz” me targa AA 600 MU. Këta persona i kanë zënë pritë një tjetër personi që udhëtonte me një makinë “Opel” me targa AA 683 EO, ku udhëtonte një djalë i shoqëruar me një vajzë.
Nga “Benzi” kanë dalë dy djemtë dhe me një cekic kanë goditur dritaren e “Opelit” duke thyer xhamin e shoferit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë. Gjatë shoqërimit është parë që njëri prej të rinjve që udhëtonte në makinën tip “Benz” ishte efektiv policie, jashtë shërbimi./balkanweb.com