Një 37-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi kundërshtoi efektivët e Rendit dhe dëmtoi makinën e tyre të punës.
Në pranga ka rënë E. V., banues në Shkodër.
Sipas policisë, ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.