Aktorja e njohur, Lily Collins ka treguar së fundmi se është mjaft e lumtur që do të bëhet gruaja e Charlie McDowell.
Ylli i “Emily in Paris”, njoftoi fejesën me shkrimtarin dhe regjisorin, në muajin shtator.
Duke folur “Byrdie” vjeshtë-dimër, ajo ka pozuar për kopertinën e revistës, duke treguar edhe unazën e fejesës.
“A mund thjesht ta them? Sinqerisht, jam shumë e lumtur që do të bëhem nuse. Por për mua, është më shumë, se mezi pres të jem me personin e duhur, dhe po bëjmë plane për të kaluar jetën tonë sëbashku.
Lily Collins dhe Charlie McDowell janë të lidhur që prej një viti.