Të flesh në një dhomë të ngrohtë mund të duket e këndshme, po gjithashtu humbisni shumë përfitime që mund të merren thjesht duke fjetur në një dhomë të ftohtë. Sipas “Bright Side” ka disa arsye pse duhet të flini në një dhomë të freskët.
Ndihmon të ruani një pamje të freskët dhe rinore
Të flesh në një dhomë me temperaturë më të ulët promovon prodhimin e melatoninës, e quajtur gjithashtu si “hormoni i gjumit” i trupit. Është gjithashtu një antioksidant, që do të thotë se shërben si një hormon anti-plakje për trupin.
Mund të parandalojë pagjumësinë
Studimet kanë treguar se disa formë të pagjumësisë lidhen me temperaturën e lartë të trupit. Duke e bërë dhomën e gjumit më të ftohtë, trupi qetësohet si dhe gjithashtu me shumë gjasa do të flini më shpejt.
Mban larg stresin.
Temperaturat e larta nënkuptojnë se trupi lëshon më shumë “hormone stresi” quajtura kortizol. Një dhomë më e freskët mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të kortizolit, dhe kjo do të thotë më pak stres dhe një cilësi më të mirë të gjumit.
Ul rrezikun ndaj sëmundjeve të caktuara.
Fjetja në një dhomë të freskët mund të ulë shanset për të zhvilluar sëmundje metabolike si diabeti. Gjithashtu përmirëson nivelin e hormonit që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, depresionit dhe mbipeshës.
Mund të mbajë larg yndyrnat e dëmshme
Fjetja në një dhomë me temperaturë të ulët mund të përmirësojë metabolizmin e trupit, duke aktivizuar yndyrnat që djegin kalori si dhe ndihmojnë gjithashtu në eliminimin e yndyrnave të padëshiruara, dhe si rezultat çon në humbjen në peshë.
Ndihmon në reduktimin e dhimbjes apo inflamacionit
Ashtu si vendosja e akullit apo një komprese të ftohtë në një pjesë të fryrë apo të vrarë të trupit, gjumi në një dhomë të fothtë mund të ketë efekt qetësues që ndihmon kundër dhimbjes dhe inflamacionit. Kjo është një ndër arsyet pse shumë sportistë flenë në një dhomë të ftohtë pas një ndeshjeje. /abcnews.al