Ibra ka pësuar tërheqje, ja sa pritet t’i mungojë Milanit

0
Ibra ka pësuar tërheqje, ja sa pritet t’i mungojë Milanit

Për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic, tifozët e Milanit duhet të presin edhe 10 ditë, megjithatë është e sigurtë mungesa e gjigantit suedez në 3 ndeshjet e radhës për Milanin, pikërisht në dy sfidat e Europa League ndaj Lille e Celtic dhe në takimin e kësaj fundjave në Serie A ndaj Fiorentinës.

Ibra ka pësuar një tërheqje të lehtë dhe pas 10 ditësh do t’u nënshtrohet analizave të tjera, gjithsesi nëse gjendja e tij përmirësohet gjatë këtyre 10 ditëve atëherë mund të ndodhë që Zlatan të rikthehet edhe menjëherë në fushë, edhe pse gjasat janë që Ibra të mungojë 3 deri në 4 javë.

Artikulli i mëparshëmParashikoi debutimin me Anglinë, xhaxhai i portierit të Manchester United fiton bastin
Artikulli i radhësAnglia hap stadiumet, ja sa tifozë do të lejohen gjatë ndeshjeve